Politika 9 November 2024, 10:11 Nga VNA

Basha flet për 21 janarin dhe konfirmon aleancën me Endri Shabanin

Ndaje në Whatsapp
Basha flet për 21 janarin dhe konfirmon aleancën me Endri Shabanin

Lulzim Basha është shprehur se është në fazë të avancuar diskutimi me Endri Shabanin e Nismës Thurja, për bashkëpunim elektoral në zgjedhjet e 2025.

Në emisionin “Log”, Basha është shprehur se ka individë që besojnë se vendit nuk mund t’i mohohet një alternative e vërtetë.

“Me Shabanin dhe aktorë të tjerë politikë jemi në fazë të avancuar të diskutimit të bashkëpunimit elektoral në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ka individë që kanë dhënë kontribut në kohë të vështira të Shqipërisë dhe besojnë se vendit nuk mund ti mohohet një alternative e vërtetë dhe të mbetet në kafazin e zotit Rama dhe kë ai do të ketë përballë në zgjedhjet e ardhshme”, tha Basha.

I pyetur nëse PD ose PS do t’i duhet koalicion për të formuar qeverinë, a do të bashkëpunonte me të, Basha tha:  “Përpjekja jonë është që shqiptarëve tu ofrojmë një alternativë të pamundësojmë një mandat të katërt të zotit Rama. Berisha, që të konsiderohen partnerë potenciale, duhet të kalojë një kalvar të gjatë. Duhet të nisë me disa ndjesa dhe marrje përgjegjësie. Sepse po të  mos ishte për aktet e tyre, PD do të ishte alternative e ardhshme të cilëve Rama nuk do të arrinte tu bënte asgjë. Ne nuk mund ti fshijmë këto. Jam pjesë e Grupit të PD-së sepse fakti që Rama projekton dhe ndihmon akte si 11 qershori, nuk ndikon agjendën tonë që mban në thelb të saj identitetin tone euroatlantik që nuk është një fjalë goje, na diferencon nga të gjithë. Do të thotë një Shqipëri me standarde europiane”.

Ndër të tjera, ish-kreu demokrat foli edhe për 21 janarit, duke thënë se drejtësia duhet ta hetojë në të gjitha aspektet atë që ka ngjarë dhe se politika nuk duhet të ndërhyjë.

“Shiko, përpjekja për ta keqpërdorur 21 janarin është dëshmi e dhimbshme e standardeve që kemi lejuar. Kjo çështje, vetëm për faktin e 4 viktimave të pafajshme, nuk duhej të kthehej në një temë për t’u përdorur politikisht, por të merrej në dorë nga drejtësia. Të bëhej hetim i plotë, i gjithanshëm dhe pa ndërhyrje nga politika. Në të gjitha aspektet që kanë ngjarë më 21 janar. Vetë ideja që unë mbaj apo kam mbajtur sot do të mbajë të fshehur të fshehur nga drejtësia aspekte të së drejtës penale në raport me këtë ngjarje, për interesin tim politik apo për të shantazhuar dikë tjetër, është një ide neveritëse që i takon kësaj race politikanësh, me të cilët nuk ka lidhur asgjë. Për mua kufiri është ligji dhe zbatimi i ligjit. Që do të thotë drejtësia dhe vetëm drejtësia”, tha Basha.

 

 

 

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme