Bota 29 December 2024, 09:20 Nga VNA

Avioni i nisur nga Hamburgu për në Prishtinë me 155 pasagjerë bën ulje emergjente në Beograd

Ndaje në Whatsapp
Avioni i nisur nga Hamburgu për në Prishtinë me 155

Ministri i Mjedisit dhe Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu, ka reaguar pas devijimit të fluturimit EW5704, i cili ishte nisur nga Hamburgu për në Prishtinë, por përfundoi në aeroportin "Nikola Tesla" të Beogradit për shkak të problemeve teknike. Fluturimi, me 155 pasagjerë në bord dhe që u nis në orën 14:30, u detyrua të ulet në Beograd për arsye sigurie.

“Sot, fluturimi i planifikuar nga Hamburg – Gjermani për në Prishtinë nga operatori ajror ‘Eurowings’ (Flt.Nr. EW5704), i nisur nga Hamburg në ora 14:30, me 155 udhëtar ne bord, për shkaqe teknike është detyruar të aterrojë ne aeroportin ‘Nikola Tesla’ në Beograd”, ka njoftuar Aliu.

Sipas tij, pas incidentit, operatori ajror ndërmori masa të menjëhershme duke organizuar një aeroplan alternativ për transportimin e pasagjerëve.Aeroplani i dytë, me numër fluturimi EW6005, mori udhëtarët e mbetur në Beograd dhe fluturoi për në Köln, Gjermani.

Aliu ka bërë të ditur se detaje të mëtejshme rreth incidentit priten të publikohen nga linja ajrore në ditët në vijim.

 

 

 

Video

Gafa jemi njerëz bëjmë

Edi Rama reagon pas vendimit për të lënë në qeli Erion Veliajn. Kryeministri ngre pikëpyetje për vijimin e paraburgimit dhe thotë se Tirana po mbetet pa drejtimin e kryetarit të zgjedhur. Sipas Ramës, kjo situatë po sjell një kosto të përditshme për kryeqytetin dhe qytetarët. Ai e cilëson atë një “eksperiment të paparë juridik, social dhe ekonomik”.

Edi Rama reagon pas vendimit për të lënë në qeli Erion Veliajn. Kryeministri ngre pikëpyetje për vijimin e paraburgimit dhe thotë se Tirana po mbetet pa drejtimin e kryetarit të zgjedhur. Sipas Ramës, kjo situatë po sjell një kosto të përditshme për kryeqytetin dhe qytetarët. Ai e cilëson atë një “eksperiment të paparë juridik, social dhe ekonomik”.

Tre automjete janë përfshirë në një aksident në superstradën Lezhë–Shkodër, pranë kryqëzimit të Gocajve. Si pasojë e përplasjes, dy drejtues mjetesh dhe një pasagjer kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në Spitalin e Lezhës. Pas ndihmës mjekësore, raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti shkaktoi vështirësi të përkohshme në qarkullim.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme