Kronika 25 Nëntor 2024, 17:12 Nga VNA

Akuzat/ Dalin nga SPAK gazetarët Hoxha dhe Qyno

Ndaje në Whatsapp
Akuzat/ Dalin nga SPAK gazetarët Hoxha dhe Qyno

Gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno u paraqitën pasdite në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit pasi ndaj tyre SPAK ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore”. Dy gazetarët qëndruan në ambientet e prokurorisë së posaçme për rreth 60 minuta. Ajo që u vu re është se Hoxha dhe Qyno dolën nga dyert e SPAK duke mbajtur disa dosje dhe një çantë që besohet se janë detaje të dosjes gjyqësore.

Video

Biznesmeni Arbër Abazi, lidhje familjare e ministres Belinda Balluku, është paraqitur në SPAK pas kontrolleve të zhvilluara në bizneset e tij. Kompania “Alko Impex” e Abazit ka fituar tendera pranë Ministrisë se Infrastrukturës kur drejtohej nga Balluku, procedura që dyshohen të paracaktuara. Kompania në fjalë ka qenë një nga përfitueset e mëdha të tenderave publikë në të gjithë institucionet e vendit.

Mereme Sela prezanton ambicien e saj për të rivalizuar Sali Berishën si e vetmja kandidate në garën për kryetar të PD.

Kur i vë vulën rivales së Sali Berishës.

Në GJKKO vijon procesi për dosjen “Partizani”, ku i pandehur kryesor është ish-kryeministri Sali Berisha. Në seancën e sotme pritet të dëshmojë kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili është edhe kallëzues në këtë çështje. Në hyrje të gjykatës, Balla deklaroi se “sot është një ditë e madhe për drejtësinë”. Berisha akuzohet për korrupsion të kryer në bashkëpunim me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, ndërsa në këtë dosje janë të pandehur edhe disa persona të tjerë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme