Kronika 25 November 2024, 11:52 Nga VNA

Dumani: SPAK në bashkëpunim me shoqërinë civile. Shqetësimi kryesor, funksionarët në sistem

Ndaje në Whatsapp
Dumani: SPAK në bashkëpunim me shoqërinë civile.

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të institucionit që ai drejton me shoqërinë civile, duke nënvizuar rolin e saj në sigurimin e informacionit dhe analizave tematike që ndihmojnë në luftën kundër korrupsionit. Ai ka ftuar sërish shoqërinë civile të bashkëpunojë me SPAK dhe të kërkojë informacion nga ky institucion për çështje me interes publik.

Dumani deklaroi se SPAK ka aplikuar me sukses ligjin antimafia, duke sekuestruar pasuri të individëve të shkarkuar nga procesi i vetingut. Megjithatë, ai vuri në dukje se kompetencat e SPAK në raport me subjektet e vetingut janë të kufizuara, duke përfshirë vetëm një numër të vogël funksionarësh, si gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese, prokurorin e përgjithshëm dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

“Nëse nga të dhënat e procesit të vetingut lindin dyshime për korrupsion, ne kemi regjistruar procedime penale,” sqaroi Dumani, duke theksuar se SPAK ka nisur hetime ndaj një sërë funksionarësh të nivelit të lartë, përfshirë gjyqtarë kushtetues, të Gjykatës së Lartë, anëtarë të KPA-së, prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore.

Shqetësimi kryesor: funksionarët në sistem

Një tjetër problematikë e theksuar nga kreu i SPAK ishte fakti se shqetësimi më i madh nuk janë individët e shkarkuar nga vetingu, por ata që kanë kaluar këtë proces dhe vazhdojnë të ushtrojnë funksionet e tyre. Sipas Dumanit, këta individë përbëjnë rrezik për kryerjen e veprimeve korruptive në të ardhmen.

“Problemi është që ata janë ende në sistem dhe kanë premisa për të kryer veprime korruptive,” tha ai.

Dumani u bëri thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo akt korruptiv të gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke theksuar se institucioni që ai drejton është i gatshëm të veprojë mbi çdo informacion të besueshëm. Gjithashtu, ai i kërkoi institucioneve përgjegjëse në luftën kundër korrupsionit të jenë aktive dhe të furnizojnë SPAK-un me informacione të vlefshme.

“Çdo institucion të përmbushë detyrimet e veta,” përfundoi Dumani.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme