Kronika 25 November 2024, 09:59 Nga VNA

Dosja "Partizani",seanca paraprake për Berishën dhe Malltezin

Ndaje në Whatsapp
Dosja "Partizani",seanca paraprake për Berishën dhe

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) pritet të zhvillohet sot seanca paraprake për kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, dhe tre të akuzuar të tjerë në çështjen e kompleksit “Partizani”. Gjyqtarja Flojera Davidhi do të vendosë nëse dosja do të kalojë për gjykim ose jo.

Në seancën e datës 24 tetor, gjyqtarja Davidhi kishte pranuar kërkesën e mbrojtjes për të shtyrë shqyrtimin, duke u dhënë kohë për t’u njohur me aktet e dosjes. Nuk është ende e qartë nëse Sali Berisha do të jetë i pranishëm në këtë seancë.

Berisha akuzohet për korrupsion pasiv, pasi dyshohet se ka ndërmarrë veprime për miratimin e ligjeve dhe akteve nënligjore që favorizonin pesë familje pronare në kompleksin sportiv “Partizani”, nga të cilat përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. Malltezi akuzohet gjithashtu për korrupsion pasiv, i kryer në bashkëpunim.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme