Kronika 23 November 2024, 21:32 Nga VNA

Sherr me thika në Durrës, plagoset një 32-vjeçar

Ndaje në Whatsapp
Sherr me thika në Durrës, plagoset një 32-vjeçar

Një 32-vjeçar është plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 4 të Durrësit, pas një konflikti për motive të dobëta.

Sipas informacioneve nga policia, dyshohet se autorët e ngjarjes janë dy vëllezër, të moshës 33 dhe 36 vjeç, të cilët janë shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje.

I plagosuri është transportuar menjëherë në spitalin e Durrësit, ku po merr trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për të zbardhur rrethanat dhe motivet e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Plagosën me mjet prerës (thikë) një 32-vjeçar, dyshohet pas një konflikti të çastit, ndërhyrja e menjëherëshme e shërbimeve të Policisë, bëri të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorëve të dyshuar.

Rreth orës 18:45, në lagjen nr. 4 Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit, dyshohet për motive të dobëta, shtetasit E.G, 36 vjeç dhe I. G. 33 vjeç, (vëllezër) kanë plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. B., 32 vjeç.

Ndërhyrja e menjëherëshme e shërbimeve të Policisë, bëri të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat, të dy vëllezërve për veprime të mëtejshme procedurale.

32-vjeçari është transportuar në spitalin e Durrësit, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme