Kronika 22 Nëntor 2024, 22:30 Nga VNA

“Nuk kemi agjendë politike”, Dumani: Kemi ushtruar hetime në disa nivele të larta, të mesëm dhe në nivel lokal

Ndaje në Whatsapp
“Nuk kemi agjendë politike”, Dumani: Kemi ushtruar hetime

Në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, u është përgjigjur edhe akuzave, sipas të cilave, SPAK-u vepronin mbi bazën e një agjende politike, dhe se ka grafik në hetimin e çështjeve të ndjeshme të personave me profil të lartë politik.

“Një pjesë të dosjeve i kam pasur në hetim edhe pa marrë drejtimin e SPAK-ut. Një nga premtimet që kam bërë në KLP ka qenë se do të vijoja të hetoja çështjet që kam pasur në hetim. Ka dhe çështje të tjera që kanë çuar në zgjerimin e grupit të hetimit. Të gjithë prokurorët dhe stafi kanë kontribute. Pavarësisht akuzave, kemi dhënë prova se nuk kemi agjendë politike, apo grafik se sot do hetojmë një person të këtij subjekti politik, e nesër dikë të një subjekti tjetër politik. Në merremi me provat. Këtë kemi bërë dhe do ta bëjmë. SPAK-u është i pavarur nga politika dhe këtë ja jep Kushtetuta dhe ligji. Prokurorët ushtrojnë funksionet e tyre të larguar nga politika. Reagimet e mija janë institucionale dhe jo emocionale. Kam kompetenca, por ato janë të reduktuara në raport me prokurorët e çështjeve.”, tha Dumani.

Ai theksoi se përballja me korrupsionin dhe krimin e organizuar ka çuar në sekuestrimin e deri tani 150 milionë euro pasuri, të cilat janë fituar përmes korrupsionit dhe aktiviteteve kriminale.

“Tre janë përparësitë e SPAK-ut: lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizimit. Momentalisht jemi fokusuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. SPAK deri tani ka dëshmuar se është në gjendje të ushtrojë ndjekjen penale ndaj çdo subjekti, pavarësisht pozitës së tij. Sado iu lartë që ketë qenë apo është ai. Ne këtë po e bëjmë me prova dita- ditës. Kemi ushtruar hetime në disa nivele të larta, të mesëm, si dhe funksionarë të ndryshëm në nivel lokal dhe qendror. Lidhur me krimin e organizuar, që më parë as mendoheshin se do hetoheshin, kemi një bilanc ku janë sekuestruar 150 milionë euro asete, një shumë kjo e madhe. SPAK-u ka goditur thellë kulturën e pa ndëshkueshmërisë.”, tha Dumani.

 

Video

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme