Kronika 22 November 2024, 20:18 Nga VNA

Reshje e dendura shkaktojnë përmbytje të rrugëve dhe ndërprerje të energjisë në disa qytete

Ndaje në Whatsapp
Reshje e dendura shkaktojnë përmbytje të rrugëve dhe

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë pothuajse të gjithë territorin e Shqipërisë, kanë shkaktuar përmbytje të rrugëve dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona.

Sipas njoftimeve, erërat e forta dhe reshjet e shiut kanë prekur veçanërisht rrethin e Krujës, ku janë shkaktuar avari të energjisë elektrike, duke lënë rreth 6000 banorë pa energji. OSHEE është angazhuar për lokalizimin dhe riparimin e defekteve në zonat problematike.

Po ashtu, reshjet intensive kanë përfshirë edhe qytetin e Fierit pasditen e së premtes. Përveç shiut të dendur, ka pasur erëra të forta, por deri tani nuk raportohet për dëme në tokat bujqësore apo sera. Ka pasur gjithashtu probleme me energjinë elektrike në disa zona, si Topojë, Frakull dhe Mbrostar.

Në qytetin e Elbasanit dhe në të shtatë bashkitë e këtij qarku, reshjet e shiut kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve. Përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura kanë përmbytur disa segmente rrugore dhe disa garazhe në zona të ndryshme të qytetit. Po ashtu, disa pjesë të rrugës kombëtare Elbasan-Librazhd-Prrenjas kanë pasur përmbytje, ndërsa në segmentet e tjera, si në Labinot Fushë, Kthesat e Murrashit dhe Pishkak, ka pasur grumbullime inertesh dhe rënie gurësh nga lartësitë malore.

Për momentin, autoritetet po monitorojnë situatën dhe po punojnë për të riparuar dëmet dhe për të siguruar kalueshmërinë e rrugëve.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme