Kronika 22 November 2024, 17:59 Nga VNA

Moti i keq izolon fshatra në veri, rrëshqitje dherash dhe mungesë energjie në disa zona

Ndaje në Whatsapp
Moti i keq izolon fshatra në veri, rrëshqitje dherash dhe mungesë

Moti i keq, i shoqëruar me erëra të forta dhe reshje intensive shiu, ka shkaktuar izolimin e disa fshatrave në zonën e Dukagjinit, Shkodër, për shkak të bllokimit të rrugës lidhëse në dy segmente kryesore. Aksi Prekal–Kir është bllokuar si pasojë e rrëshqitjes së gurëve dhe dherave. Të premten në mëngjes, një pjesë e malit dhe e shkëmbinjve u shemb mbi rrugën që është në ndërtim prej disa muajsh nga bashkia, duke dëmtuar tërësisht punimet e kryera deri tani.

Segmenti Kir–Shosh është gjithashtu i pakalueshëm, pasi një tjetër rrëshqitje mali ka zënë rrugën, duke e bërë të pamundur lëvizjen e banorëve. Bashkia Shkodër ka njoftuar strukturat e emergjencave civile dhe kompaninë kontraktuese për të ndërhyrë, ndërsa ka kërkuar që banorët të tregohen të kujdesshëm në këtë segment rrugor.

Probleme të ngjashme janë raportuar edhe në bashkinë Malësi e Madhe, ku zona e Kelmendit dhe disa fshatra të tjerë po vuajnë mungesën e energjisë elektrike. Ndërkohë, në Vaun e Dejës, mungesa e energjisë prek të gjitha fshatrat, përfshirë Hajmel, Vig Mnele, Temal dhe Shllak. Rrëshqitje dhe vështirësi në qarkullim janë evidentuar edhe në zonat rurale të Pukës dhe Fushë Arrëzit.

Në qarkun Lezhë, stuhia ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona, përfshirë Zadrimën, bregun e Matës dhe Ishull Lezhën, të cilat janë pa furnizim që nga mbrëmja e djeshme për shkak të dëmtimit të linjave elektrike nga era e fortë. Lundrimi detar në portin e Shëngjinit është pezulluar, pasi dallgëzimi ka arritur deri në 7-8 ballë.

Ndërkohë, niveli i prurjeve në lumenjtë Drin, Mat dhe Gjadër është rritur, por

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme