Sociale 26 September 2024, 10:41 Nga VNA

71% e bizneseve kanë pohuar se do të rrisin pagat në vitin në vijim

Ndaje në Whatsapp

Bizneset shqiptare janë duke i vlerësuar pagat si një mjet për të mbajtur fuqinë punëtore që është shndërruar në një problem kryesor për mbarëvajtjen e aktivitetit të tyre.

Sipas anketës së Barometrit të Ballkanit 2024 që u zhvillua nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, 71% e sipërmarrjeve shqiptare kanë deklaruar se kanë në plan të rrisin pagat për punonjësit në 12 muajit në vijim, që nënkupton periudhën ndërmjet prill 2024-prill 2025.

Siç shihet nga tabela e mëposhtme 15% e bizneseve shqiptare ishin të sigurta për rritjen e pagave, ky tregues në Bosnjë ishte 20%, në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut me nga 19% secila, ndërsa në Mal të Zi, 5% dhe Serbi 6%.

Një përqindje më e madhe biznesesh shqiptare rreth 56 %, pohuan se me shumë mundësi do të aplikonin rritje të pagave për punonjësit ndërmjet prillit 2024 dhe prillit 2025. Kjo ishte përqindja më e lartë në rajon, e ndjekur nga Kosova dhe nga Bosnja.

Rezultatet e sondazhit të vitit 2024 tregojnë se bizneset, që operojnë në ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, shikojnë si pengesa më të përhapura për të bërë biznes ato që lidhen me disponueshmërinë e punëtorëve.

Grupi i dytë i pengesave janë doganat, normat e taksave dhe rregulloret tregtare, paqëndrueshmëria politike ose sociale, aksesi në financa, kërkesa e dobët, ekonomia informale dhe konkurrenca e pandershme.

Diskriminimi në bazë të përkatësisë etnike, gjinisë, moshës dhe të ngjashme është identifikuar si pengesa më e vogël në të gjitha ekonomitë e Ballkanit Perëndimor siç ishte edhe vitin e kaluar.

Faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e marrëdhënieve të biznesit me ekonomitë e Ballkanit Perëndimor janë çmimet (88%), taksat (87%) dhe fuqia punëtore (86%).

Kjo nënvizon rëndësinë e frenimit të presioneve inflacioniste dhe të një sistemi të favorshëm tatimor; duke ulur kështu barrën financiare për bizneset, duke i lejuar ata të investojnë më shumë në rritje dhe inovacion.

Për më tepër, Barometri thekson nevojën kritike për fuqi punëtore të kualifikuar dhe të përballueshme për të mbështetur operacionet e biznesit dhe rritjen në të gjithë rajonin.

Edhe kostot e transportit dhe heqja e barrierave tregtare mbeten gjithashtu shqetësime të larta./MONITOR

71% e bizneseve kanë pohuar se do të rrisin pagat në vitin

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme