Lifestyle 11 August 2026, 21:32 Nga VNA

Zyrtarisht burrë e grua, Cristiano Ronaldo martohet me Georgina Rodriguez

Ndaje në Whatsapp
Zyrtarisht burrë e grua, Cristiano Ronaldo martohet me Georgina Rodriguez

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë zyrtarisht burrë e grua. Ylli portugez i futbollit dhe modelja spanjollo-argjentinase kanë kurorëzuar lidhjen e tyre pas gati një dekade së bashku.

Çifti u njoh në fillim të vitit 2017, kur Georgina punonte si asistente shitjesh në një dyqan të Gucci-t. Romanca e tyre nisi pak më vonë dhe lidhja u bë publike po atë vit. Paraqitjen e parë publike së bashku e bënë në ceremoninë e çmimeve “The Best FIFA Football Awards” në Zyrih, në janar 2017.

Georgina ka rrëfyer më herët se fillimet e lidhjes me Ronaldon ishin të veçanta. Ajo ka kujtuar edhe rastet kur futbollisti e priste pas punës, përfshirë një herë me një Bugatti, duke tërhequr vëmendjen e kolegëve të saj.

Ronaldo është baba i pesë fëmijëve. Ai ka djalin Cristiano Jr., si dhe binjakët Eva Maria dhe Mateo, të lindur përmes një nëne surrogate. Me Georginën ka dy vajza, Alana Martina dhe Bella Esmeralda.

Çifti ka përjetuar edhe një tragjedi të rëndë familjare. Në vitin 2022, djali i tyre, Ángel, humbi jetën gjatë lindjes. “Është dhimbja më e madhe që mund të përjetojnë prindërit”, deklaruan Ronaldo dhe Georgina në atë kohë.

Pas disa vitesh lidhje, Georgina njoftoi fejesën me Ronaldon, duke publikuar edhe unazën e saj të diamantit.

Tashmë, pas gati 10 vitesh së bashku, çifti ka hedhur hapin e madh dhe Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë zyrtarisht të martuar.

Video

Protesta para Ministrisë së Arsimit, studentët dhe qytetarët vijojnë thirrjet: “Ju erdhi fundi!”

Momente tensioni janë regjistruar përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ku protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të godinës së institucionit. Protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa tubimi përpara Ministrisë së Arsimit është shoqëruar me tensione.

🔴NUK KA ENDE INFORMACIONE PËR TË LËNDUAR, POLICIA NË VENDNGJARJE

Pas Ministrisë së Arsimit, protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme