Kronika 23 November 2024, 12:42 Nga VNA

Zjarri tek Urgjenca Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza", 300 mln lekë dëme

Ndaje në Whatsapp
Zjarri tek Urgjenca Qendrës Spitalore Universitare "Nënë

Dëmi i shkaktuar nga zjarri në Urgjencën Kombëtare të Qendrës Spitalore Universitare arrin në 30 milionë lekë të reja.

Kjo është shifra e përcaktuar nga ekspertët e Universitetit Politeknik, të cilët tashmë kanë përfunduar aktin ekspertizës dhe e kanë dorëzuar atë në Prokurori.

Zjarri në Urgjencën Kombëtare ndodhi në prill të vitit 2024. Për fat të mirë, nuk pati dëme në njerëz. Hetimet paraprake tregojnë se zjarri u shkaktua nga mbinxehja e baterisë së pajisjeve mjekësore.

Prokuroria e Tiranës po heton rastin prej muajsh, por deri më tani nuk ka ndaluar asnjë person dhe nuk ka ngritur akuza penale.

Video

Tensionohet situata para Kryeministrisë policia shpërndan protestuesit me makinën e ujit

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme