Bota 19 August 2025, 01:28 Nga X.S

Zelenski: SHBA ofron takim trepalësh sa më shpejt të jetë e mundur

Ndaje në Whatsapp
Zelenski: SHBA ofron takim trepalësh sa më shpejt të jetë e

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski, duke folur para gazetarëve jashtë Shtëpisë së Bardhë, tha se rezultati i bisedimeve në Uashington ishte “i mirë, normal” dhe se ka marrë një sinjal të rëndësishëm nga SHBA për përfshirjen në garancitë e sigurisë dhe koordinimin e tyre.

Zelenski theksoi se Ukraina nuk ka nevojë për një pauzë në luftë, por për paqe të vërtetë, ndërsa shtoi se ka diskutuar mbi garancitë e sigurisë me Donald Trump dhe liderë evropianë. Ai u shpreh se Kievi është i gatshëm të takohet me Putinin në çdo format dhe pa kushte.

Sipas tij, gjatë bisedës telefonike mes Putinit dhe Trumpit, Moska ka propozuar fillimisht një takim dypalësh me Ukrainën dhe më pas një takim trepalësh. Zelenski gjithashtu tha se me Trumpin ka zhvilluar një diskutim të gjatë mbi çështjen e territoreve dhe se detajet e garancive të sigurisë do të përcaktohen brenda 10 ditëve.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme