Politika 26 February 2025, 10:19 Nga VNA

Zbythet rektori i universitetit/ Do presim punën e drejtesisë, por na ndihmoni të ruajmë imazhin

Ndaje në Whatsapp
Zbythet rektori i universitetit/ Do presim punën e drejtesisë, por na

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste u mblodh sot në Kryesinë e Kuvendit, ku zhvilloi një dëgjesë me rektorin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku, pas masave të ndërmarra nga SPAK ndaj stafit akademik. Në këtë mbledhje ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

Rektori Sallaku theksoi se institucioni nuk do të komentojë vendimet e drejtësisë, por shprehu besimin për një proces të ndershëm. Ai tha se stafi akademik ka nisur betejën ligjore për të provuar se ka zbatuar ligjin.

“Ne nuk mbrojmë askënd që mund të ketë abuzuar, ia lëmë drejtësisë të veprojë. Shpresojmë që procesi të jetë sa më transparent dhe i drejtë. Shumica e pedagogëve janë njerëz të ndershëm dhe tashmë kanë nisur të mbrojnë veten me fakte. Besojmë që do të ketë një proces të ndershëm. Në Universitet është i rëndësishëm imazhi dhe krijimi i besimit." u shpreh Sallaku

Ai theksoi se Universiteti Bujqësor ndodhet në një moment historik, duke synuar njehsimin e plotë të diplomave me Universitetin BOKU të Vjenës.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme