Kronika 24 November 2024, 00:23 Nga VNA

Vrasja e Martin Canit, urdhri: Policia të monitorojë ambientet e jashtme të shkollave

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e Martin Canit, urdhri: Policia të monitorojë ambientet e

Pas vrasjes së Martin Canit, drejtori i Policisë së Tiranës ka urdhëruar të gjitha komisariatet të mbajnë nën monitorim ambientet e jashtme të shkollave.

“Nxirrni urgjent të gjithë SPZ-të të marrin kontakt me rojet e shkollave që kanë në territor. T’i mbajnë nën monitorim ambientet e jashtme të shkollave. Të mbajnë kontakte me persona që banojnë apo kanë objekte afër shkollave në gjithë perimetrin, si dhe të informojnë nëse shikojnë persona të dyshimtë në këtë perimetër”, thuhet në mesazhin e shpërndarë.

Martin Cani u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij në ambientet e jashtme të shkollës “Fan Noli”. Ngjarja ka shkaktuar tronditje në opinionin publik, ndërsa po zhvillohen protesta.

Video

🔴 Po ndodh Të rinjtë qëllojnë me gurë drejt policisë, këta të fundit përgjigjen me ujë me presion.

🔴PO NDODH TANI

Protestuesit zhvendosen nga Ministria Arsimit drejt Kryeministrisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme