Kronika 5 September 2024, 21:51 Nga VNA

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ gazetarja Klodiana Lala: Ngjarja është përdorur për kulisa brenda policisë së shtetit për të goditur njëri-tjetrin

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ gazetarja Klodiana Lala: Ngjarja

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin “Opinion” ka folur për ngjarjen tronditëse të vrasjes në Pogradec të 42-vjeçarit, Eglantin Proga. Lala tha se ngjarja është zvarritur nga policia e shtetit pasi ngjarja është përdorur për kulisa brenda policisë së shtetit për të goditur njëri-tjetrin.

“Ngjarja është përdorur për kulisa brenda policisë së shtetit për të goditur njëri-tjetrin. E përdorën klanet brenda policisë për të goditur njëri-tjetrin. Policia gënjeu, tha se arrestoi autorin. Ndërsa autori tha se shpalljen në kërkim e kishte mësuar nga telefoni dhe kishte shkuar të vetëdorëzohet në polici” – u shpreh gazetarja Klodiana Lala.

Kujtojmë se ngjarje shkaktoi reagim të gjerë në opinionin publik, për shkak të dhunës dhe mosveprimit në mënyrën e duhur të institucioneve përgjegjëse si dhe akuzës që i ishte dhënë autorit të ngjarjes. Pas kësaj, pati dhe një përplasje mes institucioneve që duhej të kishin dhënë drejtësinë.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme