Kronika 5 September 2024, 20:52 Nga VNA

Makina përplas këmbësoren në Pogradec, 53-vjeçarja përfundon në spital

Ndaje në Whatsapp
Makina përplas këmbësoren në Pogradec, 53-vjeçarja

Një makinë tip Benz me drejtues një 44-vjeçar ka përplasur një këmbësore 53-vjeçare në qytetin e Pogradecit.

Mësohet se këmbësorja e aksidentuar është dërguar në spital, ndërsa shoferi i Benzit është shoqëruar në komisariat.

Pogradec/Informacion paraprak

Rreth orës 20:00, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin G. M., 44 vjeç, ka përplasur këmbësoren, shtetasen E. B., 53 vjeçe, e cila është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Pogradec, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit”, njofton policia

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme