Kronika 22 October 2024, 20:48 Nga VNA

Viktimë e mikrokredive, e moshuara në Durrës tenton të vetëdigjet me benzinë përpara bashkisë

Ndaje në Whatsapp

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme para bashkisë së Durrësit, ku një grua ka tentuar të vetëdigjet me benzinë. Fatmirësisht kalimtarët e rastit dhe policët bashkiakë që ndodheshin në sheshin “Liria” kanë ndërhyrë menjëherë dhe e kanë ndihmuar gruan të largojë rrobat e djegura nga trupi, duke pësuar djegie vetëm në këmbë.

E ulur në një nga stolat e sheshit, me zërin që i dridhej, gruaja shpjegoi se kishte vendosur që t’i jepte fund jetës për shkak se kishte probleme ekonomike dhe se fëmijët e kishin braktisur. Derisa në vendngjarje erdhi ambulanca dhe e shoqëroi për në spitalin e Durrësit.

Nga reanimacioni, ajo tregoi arsyen e vërtetë se përse kishte tentuar që t’i jepte fund jetës. Pak kohë më parë kishte marrë një kredi në një nga intitucionet financiare dhe tani po përballej me presionin për të paguar, ndërkohë që 90 mijë lekë të vjetra pension nuk i dilnin për asgjë.

“Kam kërkuar ndihmë kudo, më bëjnë presion për një kredi, ka 6-7 muaj. Kam qenë e rregullt me pagesën muaj për muaj. Nuk kisha mundësi më, djali e kishte pagën e ulët. Më morën nga mikrokredia që ta paguaja, ose paguaje ose do të çojmë në gjykatë dhe të heqim pensionin. Po më detyroni të bëj një veprim që s’dua ta bëj, u thashë. Shkova një javë rresht te banka. Më mori një djalë i thashë s’kam mundësi ta paguaj, s’më intereson më tha. Kisha për të paguar 200 mijë lekë, për ilaçe e bukë më duheshin se bënin 250 mijë lekë ilaçet. Ndaj dogja veten, më thanë që më kanë çuar në gjykatë. 1 milion pata marrë. Këtu bashkia s’na jep asgjë, pse na përçmojnë ne? 90 mijë lekë pension, nuk na del, jam me qira. I kam 600 mijë lekë edhe pronarit. Jetoj vetëm me djalin. Punon djali, me 450 mijë lekë. Kam borxhe të tjera, qira, kredi. Edhe 2020, te bashkia s’më japin asnjë lloj drejtimi, ndaj mora kredi. S’kam bukë, s’kam ushqim, të më ndihmojnë me kredinë, për qiranë,”- ka treguar ajo nga shtrati i spitalit.

Kujtojmë se në qershor të këtij viti, 63-vjeçari Pal Trashaj u vetëhelmua me fostoksinë para prokurorisë së SPAK dhe ndërroi jetë. Trashaj ishte viktimë e skemës së mashtrimit financiar, me mikrokreditë që ka prekur një numër shumë të lartë qytetarësh në Shqipëri.

 

 

 

Video

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme