Kronika 22 October 2024, 12:01 Nga VNA

GJKKO lë nën masën “Arrest me burg” ish- deputetin Jurgis Çyrbja

Ndaje në Whatsapp
GJKKO lë nën masën “Arrest me burg” ish- deputetin

Në seancën e zhvilluar sot në Gjykatën e Posaçme, masat e sigurisë për ish-deputetin Jurgis Çyrbja janë rivlerësuar dhe janë lënë në fuqi me masën “Arrest me burg”.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me numër akti 126, datë 20.10.2024, konfirmon vazhdimin e masës së sigurisë për Çyrbjan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale si “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Prokuroria e Posaçme e ka akuzuar atë për veprime të kryera më shumë se një herë në bashkëpunim me të hetuarin Ahmet Masha. Këto akuza lidhen me veprimtari që përfshijnë tregtimin e informacionit të klasifikuar dhe aktivitete korruptive gjatë procesit zgjedhor.

Video

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme