Kronika 21 October 2024, 13:11 Nga VNA

Korrupsion, mosdeklarim/ Arrestohet Ilir Meta me urdhër të SPAK

Ndaje në Whatsapp

Ilir Meta u arrestua këtë të hënë me urdhër të SPAK. Ish-presidenti u prangos në afërsi të kthesës së Kamzës, nën dyshimet për disa vepra penale. Kreu i Partisë së Lirisë akuzohet për korrupsion, mosdeklarim dhe pastrim produkti.

Ai ishte nisur për në selinë e tij, pasi kishte njoftuar një konferencë për shtyp. Burime pranë SPAK thanë për VNA se Meta dyshohet për transaksione, por edhe ndikime në lidhje me aferën. Ilir Meta kohët e fundit kishte shpërthyer në akuza të forta ndaj SPAK dhe Altin Dumanit. Për momentin, SPAK s’ka reaguar, por pritet të ketë deklaratë në orët në vijim.

Video

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme