Kronika 20 October 2024, 12:28 Nga VNA

"Hajde këtu lepur, me ty po flas", si u përndoq për shumë muaj gjyqtari në Tiranë

Ndaje në Whatsapp
"Hajde këtu lepur, me ty po flas", si u përndoq për

Një gjyqtar është përndjekur për disa muaj nga Ardit Bajrami, qytetar i Tiranës. Në dosjen që gazetarja Anila Hoxha disponon, zbulohen detajet e kësaj ngjarjeje, të shoqëruar me një avari shqetësimesh.

Gjykatësi, i Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, me iniciale A. P., i shqetësuar disa herë nga autori ka vendosur të bëjë denoncimin.

Por si nisi e gjithë historia:

Në dosje shpjegohet se Ardit Bajrami e kishte kërcënuar gjyqtarin vazhdimisht, megjithëse ky i fundit nuk e njihte.

Konflikti i parë ka ndodhur në vitin 2020, në ditët e para të dhjetorit, ku përndjekësi ka nisur t’i flasë.

“Hajde këtu lepër, spiun, me ty po flas”, kanë qenë fjalët e para që i akuzuari ka thënë.

Gjykatësi e ka bërë denoncimin në Tiranë, pasi ka deklaruar që këtu banon, ndërkohë që përndjekja ka vijuar për shumë kohë.

Pas katër muajsh është rastisur sërish me këtë person, i cili ka vijuar sërish me të njëjtat tone.

“Ky është prokuror në Bajram Curr”, tha thënë autori, teksa ka drejtuar gishtin nga gjyqtari.

Episodi i fundit ka qenë me datë 20.09.2023, ku Ardit Bajrami i është drejtuar me këto fjalë:

“Ruaju, ruaju, prokuror”, thuhet në dosje, teksa pas kësaj ka ardhur edhe denoncimi.

Gjyqtari ka deklaruar se kjo gjë ishte bërë shqetësuese për të dhe familjarët, andaj vendosi të bëjë padi në 22.09.2023.

Ardit Barjami është dënuar me 8 muaj burg, ndërkohë që Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka vendosur që të shoqërohet me shërbime prove./ TCH

 

 

 

Video

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme