Bota 14 June 2024, 19:24 Nga VNA

Video/ Reagimi i çuditshëm kur Giorgia Meloni takon Emmanuel Macron, pamjet bëjnë xhiron e rrjetit

Ndaje në Whatsapp
Video/ Reagimi i çuditshëm kur Giorgia Meloni takon Emmanuel Macron,

Reagimi i kryeministres italiane Giorgia Meloni pasi takon presidentin e Francës, Emanuel Macron, kanë bërë xhiron e rrjetit. Meloni ishte duke përshëndetur personalitetet si mikpritëse e samitit të G7 që po mbahet në Itali.

Meloni duket formale, por sapo Macron kalon para saj, siç duket edhe në këto pamje të publikuar në rrjetet sociale, fytyra e saj ka ndryshuar. Influencuesit e rrjeteve sociale e lexojnë pamjet e saj si një mimikë mos pëlqimi ndaj Macron.

Përveç kësaj, dy liderët u përplasën për çështjen e abortit.

Dje të enjten, presidenti francez Emmanuel Macron tha se “i vjen keq që fjala mungon në tekst” dhe shtoi se “ka ndjeshmëri të ndryshme”.

Kryeministrja italiane nga ana e saj u përgjigj menjëherë, duke nënvizuar se “nuk ka asnjë arsye për të shkuar në luftë për çështjet për të cilat është arritur një marrëveshje prej kohësh”.

“Më duket krejtësisht e gabuar, në kohë të vështira si këto, që disa të bëjnë fushatë duke përdorur një forum të vlefshëm si G7”, shtoi Meloni.

  Video  

Video

Dita e 21-të e protestës, studentët bëjnë thirrje për bojkot.

Kur protestës i del pronari.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme