Bota 10 June 2024, 20:14 Nga VNA

Përplasje mes shqiptarëve dhe tunizianëve, plagosen 7 persona dhe përfundojnë në spital

Ndaje në Whatsapp
Përplasje mes shqiptarëve dhe tunizianëve, plagosen 7 persona dhe

Një sherr masiv ka ndodhur në Itali ku protagonistë janë 4 shqiptarë dhe 3 tunizianë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të dielës (9 qershor), në Macerata ku personat janë konfliktuar fizikisht me njëri tjetrin.

Mediat italiane raportojnë se të 7 personat kanë përfunduar në spital. Pasi morën trajtimin mjekësor ata janë shoqëruar në ambientet e policisë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Personat janë zënë duke u goditur me njëri tjetrin me shishe. Gjatë sherrit u thyen xhamat e derës së hyrjes së një godine që ndodhet në rrugën ‘Domenico Rossi’.

Hetimet për ngjarjen vazhdojnë, ndërsa policia ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë, ndërsa janë marrë në pyetje edhe dëshmitarë.

Po ashtu po punohet edhe për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë sherr, por që mund të jenë larguar.

 

Video

Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët marshojnë drejt Fakultetit të Mjekësisë.

E fundit nga radha, por e para nga gafat.

Dita e 21-të e protestës, studentët bëjnë thirrje për bojkot.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme