Lifestyle 20 August 2026, 07:11 Nga VNA

Vëllai i Princeshë Diana boton një libër për jetën e saj

Ndaje në Whatsapp
Vëllai i Princeshë Diana boton një libër për jetën

Charles Spencer, vëllai i princeshë Dianës, pritet të publikojë një libër të ri për jetën e saj, në prag të 30-vjetorit të vdekjes së saj.

Libri, i titulluar “Swan Song: Diana, My Sister”, do të publikohet fillimisht në Britani dhe më pas në mbarë botën. Spencer ka treguar se vendosi ta shkruajë librin pasi, me afrimin e përvjetorit të vdekjes së Dianës, ai po përballej sërish me kërkesa të shumta për intervista rreth motrës së tij.

Në vend që të vazhdonte të lexonte dhe dëgjonte versione të ndryshme për Dianën, dëshiron të ndajë kujtime dhe mendime personale nga këndvështrimi i tij si vëlla.

Sipas Spencer, shumë prej gjërave që janë thënë ndër vite për Dianën janë kthyer në 'fakte' të pranuara, edhe pse ai i konsideron të pavërteta.Për këtë arsye, libri synon të paraqesë versionin e tij për jetën dhe personalitetin e motrës së tij.

Princeshë Diana u martua me atëherë princin Charles në vitin 1981, duke u bërë një nga gratë më të famshme në botë.Martesa e tyre u prish me kalimin e viteve dhe çifti u divorcua në 1996.

Një vit më vonë, në gusht të vitit 1997, Diana humbi jetën në një aksident automobilistik në Paris, derisa udhëtonte me Dodi al-Fayed.

Botuesi e ka cilësuar librin si një vepër me rëndësi historike, gjersa interesi pritet të jetë i madh për shkak të lidhjes së drejtpërdrejtë të autorit me Dianën dhe perspektivës së tij personale mbi jetën e saj.

Video

Lulzim Gjini është protestuesi që u godit me shkop gome nga një efektiv policie ndërsa qëndronte i shtrirë në tokë pa ndjenja, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Në videon që ka siguruar VNA, shihet momenti i mbërritjes së tij në spital pas dhunës së ushtruar gjatë protestës.

Dy persona të tjerë të plagosur gjatë protestës kanë mbërritur në spital për të marrë ndihmë mjekësore, duke e çuar në 11 numrin e të lënduarve. Në videon e siguruar nga VNA shihet mbërritja e dy të plagosurve në spital. Ende nuk dihen rrethanat e dëmtimit

Policia dhunon qytetarin dhe largohet duke e lënë këtë të fundit pa ndjenja. Nuk flitet më për zbatim ligji. Kjo është thjeshtë barbari

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme