Lifestyle 19 August 2026, 07:24 Nga VNA

Mendonin se po shpëtonin kafshë, hetimi zbulon një realitet tjetër: 47 kafshë nxirren nga kushtet e rënda

Ndaje në Whatsapp
Mendonin se po shpëtonin kafshë, hetimi zbulon një realitet

Një operacion i zhvilluar në Tennessee të SHBA-së ka përfunduar me shpëtimin e 47 kafshëve, mes tyre 37 qen, pula, gjela deti dhe një derr.

Ironia e historisë është se prona lidhej me një organizatë që prezantohej si qendër shpëtimi për kafshët.

Kur ekipet e Animal Rescue Corps hynë në pronë më 11 gusht, sipas organizatës gjetën kafshë që jetonin mes mbetjeve, papastërtive dhe kushteve të rënda higjienike. Disa prej qenve ishin me këlyshë. 

Shumë prej kafshëve ishin të dobësuara, të dehidratuara ose vuanin nga infeksione dhe parazitë. Një gjel deti ishte në gjendje aq të rëndë sa veterinerët vendosën ta eutanazonin.

Operacioni është quajtur “Money Trail”, pasi hetuesit po shqyrtojnë edhe dyshimet për mashtrim të lidhur me mënyrën se si mblidheshin donacione për kujdesin e kafshëve.

Kafshët e shpëtuara janë transferuar në struktura ku po marrin ushqim, trajtim veterinar dhe rehabilitim. Qentë ndodhen në një qendër të organizatës në Nashville, ndërsa kafshët e fermës janë dërguar në një strehë tjetër.

Rasti ka ngritur edhe një problem më të gjerë: jo çdo organizatë që përdor fjalën “rescue” funksionon domosdoshmërisht si një qendër e vërtetë shpëtimi.

Video

Lulzim Gjini është protestuesi që u godit me shkop gome nga një efektiv policie ndërsa qëndronte i shtrirë në tokë pa ndjenja, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Në videon që ka siguruar VNA, shihet momenti i mbërritjes së tij në spital pas dhunës së ushtruar gjatë protestës.

Dy persona të tjerë të plagosur gjatë protestës kanë mbërritur në spital për të marrë ndihmë mjekësore, duke e çuar në 11 numrin e të lënduarve. Në videon e siguruar nga VNA shihet mbërritja e dy të plagosurve në spital. Ende nuk dihen rrethanat e dëmtimit

Policia dhunon qytetarin dhe largohet duke e lënë këtë të fundit pa ndjenja. Nuk flitet më për zbatim ligji. Kjo është thjeshtë barbari

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme