Lifestyle 18 August 2026, 07:51 Nga VNA

Burrat urinojnë falas, gratë paguajnë/ 27-vjeçarja padit Vjenën për tarifën e tualeteve publike

Ndaje në Whatsapp
Burrat urinojnë falas, gratë paguajnë/ 27-vjeçarja padit

 

Një tarifë prej vetëm 50 centësh për përdorimin e një tualeti publik ka përfunduar në një çështje ligjore kundër qytetit të Vjenës, pasi një 27-vjeçare pretendon se sistemi diskriminon gratë.

Melanie Gradik ka paraqitur një ankesë zyrtare ligjore kundër kryeqytetit austriak, pasi gjatë një vizite në një park konstatoi se miku që e shoqëronte mund të përdorte falas një urinar publik, ndërsa asaj iu kërkua të paguante 0.50 euro për të hyrë në një kabinë të mbyllur.

Sipas Gradik, pikërisht këtu qëndron diskriminimi: megjithëse tarifa teknikisht aplikohet për të gjithë ata që përdorin kabinat, në praktikë gratë pothuajse gjithmonë kanë nevojë për një të tillë, ndërsa burrat kanë alternativën e urinareve falas.

“Unë isha në një park me një mik dhe të dy kishim nevojë të përdornim tualetin. Ai mund të shkonte falas, ndërsa unë duhej të paguaja 50 cent. Mendova: ‘Si është e mundur kjo?’”, është shprehur 27-vjeçarja.

Ajo e konsideron tarifën një shembull të qartë të pabarazisë me të cilën përballen gratë në jetën e përditshme dhe argumenton se sistemi mund të jetë në kundërshtim me legjislacionin kundër diskriminimit.

Autoritetet e Vjenës, nga ana tjetër, e kanë mbrojtur sistemin. Zëdhënësja e bashkisë, Sandra Holzinger, ka argumentuar se në zonat me frekuentim të lartë tarifat janë të nevojshme për të garantuar mbikëqyrjen, përdorimin korrekt dhe pastërtinë e tualeteve.

Sipas saj, tarifa prej 50 centësh paguhet nga personat e çdo gjinie që përdorin kabinat, ndërsa urinarët falas janë vendosur për të parandaluar urinimin në hapësirat publike.

Por Gradik këmbëngul se rezultati praktik mbetet i pabarabartë.

“Dua që të gjithë të mund ta përdorin tualetin në kushte të barabarta. Ose paguajmë të gjithë 50 cent, ose nuk paguan askush”, është shprehur ajo.

Tashmë çështja do të duhet të përcaktojë nëse një tarifë formalisht e njëjtë për përdorimin e kabinave mund të konsiderohet diskriminuese kur, në praktikë, njëra gjini ka në dispozicion një alternativë falas.

Video

Lulzim Gjini është protestuesi që u godit me shkop gome nga një efektiv policie ndërsa qëndronte i shtrirë në tokë pa ndjenja, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Në videon që ka siguruar VNA, shihet momenti i mbërritjes së tij në spital pas dhunës së ushtruar gjatë protestës.

Dy persona të tjerë të plagosur gjatë protestës kanë mbërritur në spital për të marrë ndihmë mjekësore, duke e çuar në 11 numrin e të lënduarve. Në videon e siguruar nga VNA shihet mbërritja e dy të plagosurve në spital. Ende nuk dihen rrethanat e dëmtimit

Policia dhunon qytetarin dhe largohet duke e lënë këtë të fundit pa ndjenja. Nuk flitet më për zbatim ligji. Kjo është thjeshtë barbari

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme