Politika 27 December 2024, 14:23 Nga VNA

Veliaj dhe Nesti Angoni/ Berisha zbulon kush fshihet pas

Ndaje në Whatsapp
Veliaj dhe Nesti Angoni/ Berisha zbulon kush fshihet pas

Një ditë pas ngjarjeve, ish-kryeministri Sali Berisha dha një ndihmë për Veliajn, duke treguar se kush mund të fshihet pas emrit “Nesti Angoni”. Ai sugjeroi se informacionet dhe dokumentet e dorëzuara mund të kenë ardhur vetëm nga një person: kryeministri Edi Rama. 

“U soll në mënyrë harbute në SPAK, por pastaj i nxorrën dokumentat e atij Nestit. Kush është ai që mund të çojë dosje me të dhëna TIMS, me regjistrime, me fatura hotelesh, udhëtime fabulose, një avion fantazëm 2004, 2014, 2024…? Kush mund t’i çojë këto? Asnjë tjetër në Shqipëri përveç Edi Ramës. Nesti është Edi Rama. Nëpër studio aludojnë se është Lubia. Nuk është. Nuk mund ta mbrojmë atë njeri, por të shesim sapunin për djathë nuk mund të ndodhë. Nga të dhënat që kam unë nga ajo dosje, ajo mund të përpilohet jo nga një, por nga disa institucione së bashku. Nuk ka asnjë lidhje me Kushtetutë dhe ligj, zv.kryeminisrja as me SHISH dhe as me agjencitë, nuk ka asnjë lidhje me kushtetutë dhe ligj, zv.kryeministrja me institucionet e Ministrisë së Brendshme” u shpreh Berisha.

Video

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme