Politika 26 December 2024, 20:39 Nga VNA

Gazetari Gjergji Erebara: Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka abuzuar me të dhënat personale

Ndaje në Whatsapp
Gazetari Gjergji Erebara: Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka

Gazetari Gjergji Erebara ka ngritur shqetësime serioze mbi shfrytëzimin e të dhënave personale nga ana e zyrtarëve publikë. Në një postim në Facebook, ai ka kritikuar deklaratën e kryetarit të bashkisë, i cili, sipas tij, ka pranuar publikisht se ka aksesuar regjistrin civil për të kërkuar informacion mbi një person që ka bërë kallëzim kundër tij.

Erebara vlerëson se ky veprim përbën abuzim me detyrën dhe në një vend normal do të mjaftonte për ngritjen e një akuze të re.

“Interesante shumë që kryetari i bashkisë pranon pa kurrfarë teklifi se ka aksesuar regjistrin civil në kërkim të të dhënave për personin që ka kryer kallëzim për të. Në një situatë tjetër, në një vend normal, kjo deklaratë do të mjaftonte për ngritur një akuzë të re për abuzim me detyrën. Kjo tregon gjithashtu se sa shumë respekt kanë socialistët për të dhënat tona personale sa nuk ngurrojnë ta bëjnë publike faktin që shfrytëzojnë, në shkelje të ligjit, asetet shtetërore për hallet e veta dhe vjedhin të dhënat personale, të cilat vijojnë të mbeten pronë private e qytetarit përkatës pavarësisht se grumbullohen nga shteti për qëllime të caktuara speficikisht” - shkruan Erebara.

Për këtë shqetësim lind pyetja tjetër: duhet të reagojë Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale?

Video

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme