Sociale 4 April 2025, 08:54 Nga VNA

Vala e ndërtimeve/ Importe rekord të materialeve më 2024

Ndaje në Whatsapp
Vala e ndërtimeve/ Importe rekord të materialeve më 2024

Vala e ndërtimeve vitet e fundit ka nxitur së tepërmi rritjen e importeve të materialeve të ndërtimit. Në Portin e Durrësit shumica e anijeve në bordet e tyre kanë çimento, xhama, melaminë, hekur etj. Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se në vitin 2024 importet e materialeve të ndërtimit në sasi arritën në 1,4 milionë tonë, niveli më i lartë së paku që nga viti 2005.

Në harkun kohor të një viti sasia e importeve të materialeve të ndërtimi u rrit me 7,2 % më 2024, ndërsa në krahasim me vitin 2024 sasitë u rritën me 62 për qind. Gjatë vitit të kaluar u importuan rreth 120 miliardë lekë materiale ndërtimi rreth 1,2 miliardë euro ose mbi 13 për qind të totalit të importeve.

Importet në vlerë kanë qenë më të ulëta se vitet paraardhëse (shiko grafikun e mëposhtëm) për shkak se çmimet e materialeve u ulën dukshëm nga rritja pas pandemisë me 2021-2022. Pavarësisht se Cens 2023 zbuloi se rreth 40 për qind e fondit të banesave në pallate ishte bosh në vitin 2023 volumi i lejeve për sipërfaqen e re që pritet të ndërtohet është rritur ndjeshëm vitet e fundit. Lejet e dhëna sidomos për kulla të larta në Tiranë dhe bregdet do të zgjerojë më tej kërkesën për materiale ndërtimi.

Teksa sektori i ndërtimit po zgjerohet industria vendase e prodhimit të materialeve të ndërtimit nuk po përfiton. Prodhuesit e tullave kanë pohuar se materialet e huaja të ndërtimit vijnë në Shqipëri me kosto më të lira se prodhimi vendas, duke konkurruar shitjet e tyre.

Nga viti 2020 në vitin 2025 ekonomia e vendit nxori jashtë për importin e materialeve të ndërtimit 570 miliardë lekë ose 5.7 miliardë euro. Vlera e shtuar dhe efektet pozitive të ndërtimit në ekonomi janë afatshkurtër, ndërkohë që mbi oferta mund të bëhet shkak për flukse që shtrin efektet negative në afate më të gjata.

Nëse ekonomia shqiptare do të kishte investuar vlera në ngjashme në kapitalin njerëzor, mund të kishte ndihmuar shoqërinë që të prodhonte mallra dhe shërbime me vlerë të lartë për tregun dhe me përfitime afatgjata.

Zhvillimet e vrullshme në ndërtim kanë nxitur edhe importin e makinerive dhe pajisjeve. Në vitin 2024 importet e këtij grupi arritën në 238 miliardë lekë me rritje vjetore 12 për qind. Një pjesë e konsiderueshme e makinerive janë për kompanitë e ndërtimit të tilla si vinça, betonierë, ekskavatorë dhe materiale elektrike.

Në ditët e fundit të marsit 2025, Këshilli Kombëtar i Territorit dha leje të tjera për dhjetëra objekte shumëkatëshe që do të ndërtohen në Tiranë dhe Vlorë./ Monitor

Video

Ish-kryeministri Sali Berisha mbërrin në SPAK, në zbatim të masës detyrim paraqitje.

🔴LAJM I FUNDIT/ Begaj firmos hartën e re territoriale: 15 bashki humbasin statusin

Nëntë jetë të humbura dhe rreth 600 banorë të evakuuar: një avion privat Learjet u rrëzua në një zonë banimi në Palm Beach, Florida, duke lënë pas gjurmë shkatërrimi. Sipas përshkrimit të videos, avioni ishte nisur nga Teksasi drejt Bahamasit, por fluturimi përfundoi në tragjedi, pa asnjë të mbijetuar në bord. Dëshmitarët e përshkruan rënien si atë të një rakete.

Një avion privat Learjet 60 u rrëzua më 1 nëntor në një zonë të banuar pranë Cresthavenit, në Florida, duke shkaktuar vdekjen e të nëntë personave në bord. Sipas Administratës Federale të Aviacionit të SHBA-së, avioni ishte nisur nga aeroporti Austin-Bergstrom në Teksas dhe po udhëtonte drejt Bahamasit. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur avioni përplaset pranë një rruge dhe shpërthen në flakë. Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, e cilësoi ngjarjen një “tragjedi të tmerrshme”. Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rrëzimit, raporton Reuters.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme