Sociale 3 April 2025, 08:41 Nga VNA

Ndahet nga jeta në moshën 92-vjeçare aktorja e madhe Margarita Xhepa

Ndaje në Whatsapp
Ndahet nga jeta në moshën 92-vjeçare aktorja e madhe Margarita

Bota e artit shqiptar ka humbur një nga figurat më të mëdha të kinematografisë dhe teatrit. Margarita Xhepa, aktorja e njohur dhe e dashur nga publiku, është ndarë nga jeta në moshën 92-vjeçare, vetëm një ditë pasi kishte festuar ditëlindjen.

E konsideruar si një nga “Zonjat e Mëdha” të skenës shqiptare, Xhepa ka lënë një trashëgimi të pasur artistike, duke skalitur në memorien e publikut role të paharrueshme që nga vitet ’60 e deri në ditët e sotme.

Lamtumira e saj lë një boshllëk të madh në artin shqiptar, por vepra dhe kontributi i saj do të jetojnë përgjithmonë në skenë dhe ekran.

Video

Dita e 21-të e protestës, studentët bëjnë thirrje për bojkot.

Kur protestës i del pronari.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme