Sociale 2 April 2025, 18:32 Nga VNA

Rriten shifrat e fëmijëve me spektër autik. Ekspertja: Po paraqiten më herët

Ndaje në Whatsapp
Rriten shifrat e fëmijëve me spektër autik. Ekspertja: Po

1 në 38 fëmijë në botë është me spektër autik. Edhe pse Shqipëria nuk ka shifra zyrtare, ekspertët thonë se vitet e fundit ato janë në rritje. Ajo çfarë vihet re është ndërgjegjësimi i prindërve për ti çuar fëmijët tek specialisti në mosha të hershme.

“Para disa viteve rastet e paraqitura fillonin nga mosha 3 vjeç e sipër. Tani në vitet e fundit tendenca është ulur në 2 vjeç”, tha Juliana Esaj, profesioniste për diagnozë dhe terapinë e Autizmit, Farke

Për ekspertët 1 deri në 2 vjeç cilësohet si koha e artë për të konstatuar një problematikë, por jo për të dhënë diagnozë.

Por cilat janë ato shenja që shqetësojnë prindërit që i drejtohen specialistit për diagnozë.

“Gjëja më e shpeshtë që vënë re është e folura”, u shpreh Juliana Esaj.

Diagnostikimi dhe nisja e terapive në mosha të hershme do të ndihmonte në zhvillimin e fëmijës. Autizmi është një gjendje neurologjike që manifestohet gjatë fëmijërisë së hershme, i karakterizuar nga probleme në komunikimin shoqëror dhe gjuhësor, sjellje të përsëritura dhe interesa të kufizuara. Ende nuk dihen faktorët që shkaktojnë autizmin.

2 prilli është caktuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara si Dita Botërore e Ndërgjegjësimit të Autizmit duke theksuar nevojën për të rritur ndërgjegjësimin e publikut rreth autizmit./Euronews Albania/

 

Video

Dita e 21-të e protestës, studentët bëjnë thirrje për bojkot.

Kur protestës i del pronari.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme