Bota 18 May 2024, 08:00 Nga VNA

Ushtria izraelite gjen në Gaza trupat e pajetë të tre pengjeve

Ndaje në Whatsapp
Ushtria izraelite gjen në Gaza trupat e pajetë të tre pengjeve

Gelerenter.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se ata ishin vrarë më 7 tetor në jug të Izraelit derisa po iknin nga festivali i muzikës Nova, ku militantët e Hamasit i vranë qindra njerëz, dhe se trupat e tyre ishin dërguar në Rripin e Gazës.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu u zotua se “ne do t’i kthejmë të gjitha pengjet tona, të gjalla dhe të vdekura”.

IDF-ja tha se trupat e tyre u gjetën gjatë natës, por nuk tregoi se ku saktësisht ishin gjetur në Gaza.

Javët e fundit, ushtria izraelite është duke vepruar në qytetin jugor të Rripit të Gazës, Rafah. IDF-ja tha se ka të dhëna se pengjet po mbahen në Rafah.

Luftëtarët e Hamasit vranë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe rrëmbyen rreth 250 të tjerë gjatë sulmit të 7 tetorit.

Rreth gjysma e pengjeve janë liruar, shumica në shkëmbim të të burgosurve palestinezë që mbaheshin nga Izraeli, gjatë një armëpushimi njëjavor në nëntor.

Izraeli tha se rreth 100 pengje po mbahen ende në Gaza, së bashku me trupat e pajetë të rreth 30 të tjerëve.

Lufta e Izraelit në Gaza prej 7 tetorit i ka vrarë më shumë se 35.000 palestinezë, sipas zyrtarëve shëndetësorë në Gazë.

Netanyahu është zotuar se do ta shfarosë Hamasin dhe se do t’i kthejë të gjitha pengjet, por ai ka shënuar pak përparim në këtë drejtim. Ai përballet me trysni për të dhënë dorëheqje, ndërsa Shtetet e Bashkuara e kanë kërcënuar me kufizimin e mbështetjes për shkak të gjendjes humanitare në Gaza.

Izraelitët janë të ndarë në dy kampe: Ata që duan që aeveria ta ndalë luftën dhe t’i lirojë pengjet, dhe të tjerët që mendojnë se pengjet janë një çmim i pafat që duhet paguar për shfarosjen e Hamasit.

Negociatat për armëpushim dhe për lirimin e pengjeve, të ndërmjetësuara nga Katari, SHBA dhe Egjipti, nuk kanë dhënë fryt deri tani.

Video

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

Një pallat në qytetin e Shkodrës është përfshirë nga flakët, ndërsa zjarri ka përfshirë katin e fundit të ndërtesës. Pamjet tregojnë flakët që përhapen në pjesën e sipërme të pallatit, duke krijuar një situatë shqetësuese për banorët. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar.

Nisin arrestimet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Vijon protesta para Kryeministrisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme