Bota 17 May 2024, 08:33 Nga VNA

SHBA, plan për të përshpejtuar procesin e dëbimit të imigrantëve, çfarë pritet?

Ndaje në Whatsapp
SHBA, plan për të përshpejtuar procesin e dëbimit të

Administrata e Presidentit Biden po krijon një proces të ri që synon të shkurtojë kohën e vendosjes për emigrantët e sapoardhur në gjykatat e imigracionit nga disa vite në afërsisht gjashtë muaj. Vendimi vjen në një kohë kur emigracioni është një shqetësim në rritje për votuesit. Sipas iniciativës së shpallur të enjten, emigrantët e pamartuar do të dërgohen në pesë qytete, ku një grup i përzgjedhur gjyqtarësh do të shqyrtojë çështjet e tyre brenda 180 ditëve.

Ky do të jetë një përparim i madh në shqyrtimin e çështjeve në sistemin e mbingarkuar të imigracionit, i cili tani merr mesatarisht katër vjet për shqyrtimin e një rasti. Vendimet e shpejta për çështjet e imigrantëve do të ndihmojnë autoritetet të dëbojnë më shpejt njerëzit që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në vend.

Por nuk është e qartë se sa imigrantë do të kalojnë përmes këtij procesi të ri, një çështje që tashmë ka ngritur pikëpyetje rreth efektshmërisë së tij. Detajet u parashtruan nga zyrtarë të lartë të administratës amerikane gjatë një telefonate me gazetarët të enjten. Ata folën në kushte anonimiteti.

Listat e çështjeve të emigrantëve do të dërgohen në Atlanta, Boston, Çikago, Los Anxhelos dhe Nju Jork. Zyrtarët thanë se këto qytete u zgjodhën sepse gjykatësit e tyre kishin më shumë kohë të shqyrtonin rastet e imigrantëve të sapo ardhur. Sipas tyre, këto qytete të mëdha janë destinacion kryesor i imigrantëve. Tani, kur imigrantët mbërrijnë, veçanërisht familjet, ata pothuajse gjithmonë lirohen ligjërisht në vend, ku presin datat e gjyqit të tyre të azilit, një proces që zgjat me vite./ VOA

Video

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

Një pallat në qytetin e Shkodrës është përfshirë nga flakët, ndërsa zjarri ka përfshirë katin e fundit të ndërtesës. Pamjet tregojnë flakët që përhapen në pjesën e sipërme të pallatit, duke krijuar një situatë shqetësuese për banorët. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar.

Nisin arrestimet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Vijon protesta para Kryeministrisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme