Bota 10 May 2024, 20:26 Nga VNA

Ambasadori i Izraelit nuk mban nervat, gris kartën e OKB-së pasi asambleja votoi pro anëtarësimit të Palestinës (Video)

Ndaje në Whatsapp
Ambasadori i Izraelit nuk mban nervat, gris kartën e OKB-së pasi
Ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara Gilad Erdan ka copëtuar “një kopje të kartës së OKB-së” ndërsa asambleja e përgjithshme e agjencisë votoi nëse do të mbështeste një ofertë të Palestinës për t’u bërë anëtare e plotë e Kombeve të Bashkuara. Duke qëndruar përpara asamblesë në Nju Jork, z. Erdan mbajti një grirëse të vogël dhe vendosi tre copa letre në të – të cilat kishin të shkruar fjalët “karta e Kombeve të Bashkuara”. Ai u dëgjua duke thënë: “Po e grisni kartën e OKB-së… Turp për ju”. Në Asambelenë prej 193 anëtarësh, rezoluta u miratua me 143 vota pro, 9 kundër dhe 25 abstenime. Shtetet e Bashkuara ishin mes 9 vendeve që votuan kundër, bashkë me Izraelin. Në 18 prill, Shtetet e Bashkuara i vunë veton një projektrezolute në Këshillin e Sigurimit, të mbështetur gjerësisht, që do t’i kishte hapur udhë anëtarësimit me të drejta të plotë të Autoritetit Palestinez në Kombet e Bashkuara, një synim të kahershëm të palestinezëve që Izraeli është përpjekur ta pengojë. Zëvendës ambasadori amerikan në OKB Robert Wood e bëri të qartë të enjten se administrata e zotit Biden është kundër rezolutës së Asamblesë. “Kemi qenë shumë të qartë që në fillim se rruga për të bërë të mundur anëtarësimin e plotë të Autoritetit Palestinez në Kombet e Bashkuara është përmes negociatave me Izraelin. Ky vazhdon të jetë qëndrimi ynë”, tha ai. Territoret palestineze morën statusin e shtet vëzhgues, jo-anëtar të OKB-së, në vitin 2012.

Video

Bojkoti me dy standarde i PD-së: Diku braktis sallën, diku ulet për buxhetin

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

Një pallat në qytetin e Shkodrës është përfshirë nga flakët, ndërsa zjarri ka përfshirë katin e fundit të ndërtesës. Pamjet tregojnë flakët që përhapen në pjesën e sipërme të pallatit, duke krijuar një situatë shqetësuese për banorët. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar.

Nisin arrestimet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme