Bota 9 May 2024, 08:40 Nga VNA

Kërcënon Biden: Nuk do ta furnizojmë Izraelin me armë për të goditur Rafah-n

Ndaje në Whatsapp

Presidenti Joe Biden tha të mërkurën se nuk do ta furnizonte Izraelin me armë sulmuese që mund t’i përdor për të nisur një sulm në Rafah, baza e fundit e madhe e Hamasit në Gaza. Presidenti amerikan ka shprehur shqetësimin për sigurinë e më shumë se 1 milion civilëve të strehuar atje. Në një intervistë për rrjetin CNN, Presidenti Biden tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë të përkushtuara ndaj mbrojtjes së Izraelit dhe do ta furnizonin atë vend me raketa për mbrojtjen si dhe armë të tjera mbrojtëse, por nëse Izraeli sulmon qytetin Rafah, “ne nuk do ta furnizojmë me armët dhe predhat që i përdor atje”.

Historikisht Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Izraelit ndihma të mëdha ushtarake. Kjo ndihmë u kërkua me urgjencë pas sulmit të Hamasit më 7 tetor në Izrael që la 1200 të vrarë. Militantët morën peng rreth 250 civilë.

Komentet e Presidentit Biden dhe vendimi i tij javën e kaluar për të ndaluar një dërgesë me bomba me fuqi të lartë në Izrael tregojnë mospajtimet në rritje midis administratës së tij dhe qeverisë së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu. Presidenti Biden ka thënë se Izraeli duhet të bëjë shumë më tepër për të mbrojtur jetët e civilëve në Gaza.

Presidenti Biden tha për kanalin CNN se nëse bombat amerikane do të përdoren në qytetin Rafah, ai nuk do ta furnizonte Izraelin. “E bëra të qartë se nëse ata futen në Rafah –ende nuk kanë shkuar në Rafah – nëse shkojnë në Rafah, unë nuk do t’i furnizoj me armët që përdoren për situata të tilla”, tha zoti Biden. Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, konfirmoi më herët të mërkurën shtyrjen e dërgesës së armëve gjatë një seance dëgjimore në Senatin amerikan.

Video

Bojkoti me dy standarde i PD-së: Diku braktis sallën, diku ulet për buxhetin

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

Një pallat në qytetin e Shkodrës është përfshirë nga flakët, ndërsa zjarri ka përfshirë katin e fundit të ndërtesës. Pamjet tregojnë flakët që përhapen në pjesën e sipërme të pallatit, duke krijuar një situatë shqetësuese për banorët. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar.

Nisin arrestimet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme