Bota 4 May 2024, 12:05 Nga VNA

Zgjedhjet lokale në Angli lajm jo i mirë për të djathtën Britanike

Ndaje në Whatsapp
Zgjedhjet lokale në Angli lajm jo i mirë për të

Të enjten në Angli u mbajtën zgjedhjet lokale. Rezultatet e konfirmuara deri flasin për një fitore të laburistëve dhe një humbje të thellë të konservatorëve  që drejtohen nga kryeministri Rishi Sunak.

Deri tani konservatorët kanë humbur gati gjysmën e këshilltarëve lokalë por jo të gjithë kanë shkuar për labouristët. Liberal Demokratët dhe Partia e Gjelbër gjithashtu kanë përfituar nga humbjet e konservatorëve.

Pasi janë verifikuar, po numërohen sot votat e Bashkisë Londër që është edhe bashkia më e madhe në Angli. Rezultati pritet të jetë i ngushtë dhe nuk përjashtohen surprizat. Bashkia drejtohet prej dy mandateve nga laburisti Sadiq Khan. Politikat lokale jo popullore dhe lufta në Gaza kanë bërë që rezultati të jetë shumë i ngushtë për t’u parashikuar. Qëndrimi i laburistëve ndaj luftës në Gaza ka qenë shumë i ngjashëm me atë të konservatorëve në pushtet dhe kjo duket se mund t’i kushtojë Khan-it. Kujtojmë që Londra është një nga qytetet më kozmopolitane në Angli dhe vota e muslimanëve ka një peshë shumë të madhe. Nëse në dy zgjedhjet e shkuara Khan (i cili rrjedh nga një familje emigrantësh muslimane) e kishte të sigurt votën e muslimanëve, këtë vit asgjë nuk është e garantuar.

Vlen të përmendet që pjesëmarrja prej 32% ka qenë e ulët. Normalisht zgjedhjet parlamentare gjenerojnë më shumë interes dhe pjesëmarrja arrin në mbi 60%.

I vetmi lajm i mirë për kryeministrin Rishi Sunak është se Britania është vetëm pak muaj larg zgjedhjeve parlamentare dhe nuk duket sikur ka në partinë e tij oreks për të ndryshuar liderin për momentin. Kjo për dy arsye. E para, sepse nuk ka kohë të mjaftueshme për të riorganizuar partinë. Dhe e dyta, sepse askush nuk dëshiron të marrë drejtimin e një partie që po shkon drejt humbjes së sigurt.

Video

Në protestë…

Supermarketet në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Estoni dhe Irlandë kanë raportuar probleme me sistemet e ftohjes së produkteve ushqimore. Problemet janë shfaqur gjatë natës dhe dyshohet se lidhen me incidente në sistemet kompjuterike. Një nga kompanitë e prekura ka deklaruar se shkaku i ndërprerjeve ishte një sulm kibernetik.

Bojkoti me dy standarde i PD-së: Diku braktis sallën, diku ulet për buxhetin

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme