Sociale 28 July 2025, 15:20 Nga VNA

Urdhri i kryeministrit për lirimin e hapësirave publike ende nuk ka mbërritur tek disa biznese te Delijorgji

Ndaje në Whatsapp

Tek disa njësi biznesi të tipit “Bar Kafe” në kompleksin “Delijorgji”, urdhri i kryeministrit Edi Rama për heqjen e strukturave të jashtme dhe lirimin e hapësirave publike ende nuk është zbatuar. Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, një lokal dhe një restorant vazhdojnë aktivitetin normalisht, pa hequr tendat apo karriget që pushtojnë trotuarin.

Nuk dihet nëse kryeministri është në dijeni të situatës në këtë zonë, por duket se kamerat që ai kishte dërguar pak ditë më parë për të realizuar një video për facebook-un e tij ku mburrej me lirimin e hapësirave, nuk i kanë përfshirë këto biznese. Ose ndoshta inspektorët përkatës kanë zgjedhur të mbyllin sytë ndaj shkeljes.

Për të garantuar që standardi të jetë i njëjtë për të gjithë, dhe urdhri i kryeministrit mos të nëpërkëmbet, do të ishte e udhës që IKMT, IMT dhe Policia Bashkiake të rikthehen edhe një herë në kompleksin “Delijorgji”, për të ndërhyrë dhe për të detyruar pronarët të lirojnë hapësirat publike të zaptuara.

 

Video

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme