Kronika 25 December 2024, 17:56 Nga VNA

U dënua nga Apeli i Posacëm, policia nuk gjen ish-kryebashkiakun ta kthejë në burg. A është arratisur Fran Frrokaj?

Ndaje në Whatsapp
U dënua nga Apeli i Posacëm, policia nuk gjen ish-kryebashkiakun ta

Pas ashpërsimit të dënimit nga Gjykata e Apelit të Posacëm për Fran Frrokajn, ish-kryebashkiak i Lezhës, policia zbarkoi në shtëpinë e tij për ti vënë prangat dhe dërguar në qeli, pasi duhet të shlyejë hesapet me drejtësinë. Policia nuk e gjeti ish--zyrtarin e lartë dhe nëse ai nuk paraqitet në Polici, do te shpallet në kërkim.

Të hënën Apeli i Posacëm e dënoi përfundimisht me 2 vite e tetë muaj burgim Fran Frrokaj  për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ai duhet të rikthehet në qeli pasi më herët ishte dënuar nga GJKKO vetëm me 1 vit e 4 muaj burgim, por që u liru pasi përfitoi nga amnistia penale që bëri qeveria në prill të këtij viti.

Por ky verdikt u prish nga Apeli i Posacëm cka do të thotë se Frrokaj duhet të vuajë pjesën e mbetur të dënimit. Fajtorë i cilësuan dhe dy persona të tjerë.

Frrokaj dhe dy të pandehurit e tjerë u gjetën fajtorë për tjetërsim pronash në bregdet.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme