Kronika 24 December 2024, 11:52 Nga VNA

Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzon ankimin e Ajola Xoxes për kontrollin nga SPAK

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzon ankimin e Ajola Xoxes

Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzoi ankimin e bërë nga Ajola Xoxe kundër vendimit te kontrollit personal dhe atyre të bizneseve nga SPAK në kuadër të hetimeve që po kryhen për korrupsion.

Hetuesit ndërkohë prej ditësh janë duke shqyrtuar dokumentat e sekuestruara në bizneset e bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj.

Ky vendim i Apelit të Posaçëm rrëzon për të dytën herë përpjekjet e familjarëve të Veliajt për të rrezuar sekuestrimet dhe kontrollet e prokurorisë.

Në të njëjtin vendim Apeli i Posaçëm ka rrëzuar edhe ankimin e bërë nga Arbër Veliaj, vëllai kryetarit të Bashkisë si dhe të dy kompanive, kundër vendimit të GJKKO për kontroll.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme