Kronika 25 December 2024, 13:09 Nga VNA

Shpërthimi në pallatin ku banonte i forti i Vlorës, hetuesit: Tritoli u hodh me dron

Ndaje në Whatsapp
Shpërthimi në pallatin ku banonte i forti i Vlorës, hetuesit:

Dalin në dritë detaje të reja lidhur me shpërthimin në katin e 9 të një pallati në Tiranë, ku në shënjestër ishte Bernard Sinomati, vëllai i Sokol Sinomatit i njohur si Buzëderri, ish-anëtar i bandës famëkeqe të Gaxhait.

Sipas hetuesve sasia e tritolit është hedhur me dron në ballkonin e pallatit, pasi janë gjetur mbetje të mjetit fluturues që ka shpërthyer. Hetuesit besojnë se më shumë sesa një plan për ta ekzekutuar Sinomatin kanë dashur ta paralajmërojnë sepse sasia e lëndës plasëse ka qenë e vogël. Bernard Sinomati ende nuk është gjetur për tu marrë në pyetje nga hetuesit. Ai është në përplasje me Inez Hajrullan dhe ngjarja vjen pak ditë pas atentatit në Vlorë, ku u plagos rëndë Kevin Hajrulla dhe një kalimtar i rastit.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme