Bota 1 January 2025, 17:28 Nga VNA

Tragjedi në New Orleans: Kamion godet qëllimisht turmën, 10 të vdekur dhe 30 të plagosur

Ndaje në Whatsapp
Tragjedi në New Orleans: Kamion godet qëllimisht turmën, 10

New Orleans – Të paktën 10 persona humbën jetën dhe 30 të tjerë u plagosën pasi një kamion goditi qëllimisht një turmë njerëzish në zonën e njohur të qytetit, në kryqëzimin e Canal dhe Bourbon Street, gjatë orëve të para të Vitit të Ri. Sipas autoriteteve, incidenti ndodhi rreth orës 03:15 të mëngjesit me orën lokale.

Sipas deklaratës së drejtoreshës së policisë, Anne Kirkpatrick, sulmuesi kishte qëllim të kryente një vrasje masive. “Ky njeri synonte të vriste sa më shumë njerëz të ishte e mundur,” u shpreh ajo.

Gjatë përplasjes me autoritetet, shoferi qëlloi me armë drejt policisë, duke plagosur dy oficerë. Pas incidentit, kamioni u ndalua dhe hetimi i ngjarjes u mor në dorë nga FBI-ja. Policia nuk ka dhënë ende informacione mbi gjendjen e shoferit apo motivet e mundshme që qëndrojnë pas sulmit.

Ngjarja tragjike ndodhi në fund të festimeve të Vitit të Ri dhe disa orë para nisjes së një ndeshjeje futbolli në qytet, duke lënë qytetarët e New Orleansit të tronditur dhe të pikëlluar.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme