Kronika 17 July 2024, 17:03 Nga VNA

Tentoi të hidhej në Bunë me 4 fëmijët, parandalohet nga policia

Ndaje në Whatsapp
Tentoi të hidhej në Bunë me 4 fëmijët, parandalohet nga

Policia e Shkodrës parandalon një tragjedi si ajo e Alma Arrazit.

Një grua me 4 fëmijet e saj tentoi të hidhej nga lartësia në tentativë për ti dhënë fund jetës, por për fat ngjarja tragjike u parandalua nga ndërhyrja e forcave të rendit.

Shkodër

Ndërhyrja e Policisë parandaloi një ngjarje të rëndë.

Tentoi të hidhej në lumin Buna, bashkë me 4 fëmijët e saj të mitur, falë ndërhyrjes së shpejtë nga patrulla e përgjithshme që patrullonte në zonë, pengohet 27-vjeçarja.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, rreth orës 14:15, se një shtetase po tentonte të hidhej në lumin Buna, bashkë me 4 fëmijët e saj, shërbimet e Policisë që patrullonin në zonë, kanë ndërhyrë duke penguar 27-vjeçaren, e cila po tentonte të hidhej në lumë, bashkë me 4 fëmijët e saj 7, 5, 3 dhe 1 vjeç.

27-vjeçarja dhe fëmijët e saj u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.

Video

Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët marshojnë drejt Fakultetit të Mjekësisë.

E fundit nga radha, por e para nga gafat.

Dita e 21-të e protestës, studentët bëjnë thirrje për bojkot.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme