Opinion 1 October 2024, 21:30 Nga VNA

Të ekzekutuarit e revoltës së Spaçit, misteri i eshtrave

Ndaje në Whatsapp
Të ekzekutuarit e revoltës së Spaçit, misteri i eshtrave

Nga Kastriot Dervishi

Pal Zefi (32 vjeç), Skënder Daja (23 vjeç), Hajri Pashaj (23 vjeç) dhe Dervish Bejko (27 vjeç), u dërguan para vendit të ekzekutimit nën urën e lumit Fan në Rrëshen. Ekzekutimi i tyre u bë me kallashnikov. Fjalët e fundit ishin: “Poshtë komunizmi! Rroftë Shqipëria e lirë! Ju e keni vendin këtu”.

Kufomat u hodhën në një makinë dhe u dërguan në Tiranë për t’u përdorur për kadavër. Ngaqë pushkatimi kish qenë barbar me kallashnikov (në këto raste bëheshin me pistoletë), kufomat ishin dëmtuar dhe ishin një pamje horrori për t’u përdorur për studentët. Fakulteti i Mjekësisë refuzoi t’i marrë.

Atëherë varrimi nuk u bë në Tufinë, por në periferi të Tiranës. U komunikua me referentin e zbatim-vendime penale të Drejtorisë së Punëve të Brendshme Tiranës, i cili mori kufomat dhe i çoi diku në vendin ku është sot tuneli i rrugës Tiranë-Elbasan. Referenti këtë e dëshmoi në vitin 2011. U shkua në vend, por nuk u orientua dot.

 

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme