Opinion 14 September 2024, 12:56 Nga VNA

Transformimi i Elisa Spiropalit: Nga Aktiviste te Servilizmi Politik.

Ndaje në Whatsapp
Transformimi i Elisa Spiropalit: Nga Aktiviste te Servilizmi Politik.

Elisa Spiropali nuk është aspak si Elisa e "Botës së Çudirave" nga përrallat, por është e rrethuar nga një sërë çudirash, ende të pashpjegueshme deri më sot. Dikur e njohur për veshje modeste, sot ajo ka ndryshuar rrënjësisht, duke ndërruar rregullisht veshje firmato, bizhuteri dhe pamje, më shpesh se ndryshon hëna formë. Kjo, megjithëse prej vitit 2013 ka pasur vetëm një pagë shtetërore, dhe më parë ishte një aktiviste në lëvizjen Mjaft.

Elisa revolucionare e Mjaftit është transformuar në një folëse arrogante dhe të zbrazët, duke i lënë dëgjuesit e saj me dilema nëse fjalët që përdor janë të krijuara prej saj, apo thjesht të mësuara përmendësh. Ajo ka rikthyer format e adhurimit të udhëheqësit të partisë, një stil që kujton me dhimbje adhurimin e imponuar për diktatorin Enver Hoxha. Kujtohet ende për servilizmin e saj me referencën "Skënderbe" për kryeministrin Rama.

Elisa nuk ka treguar asnjë shenjë pendese apo dhembshurie, as si grua, as si nënë, kur trajtoi në mënyrë të ftohtë dhe të pamëshirshme rastin e përdhunimit në grup të një të reje, duke e përdorur këtë tragjedi për të menaxhuar dëmin publik të qeverisë së saj. Të paharrueshme mbeten vizitat e saj në shtëpinë e viktimës, nën dritat e kamerave, të shoqëruara nga shprehje të papërshtatshme si "ngjarje që ndodhin në gjithë botën, madje bëhen dhe filma."

Në fjalimin e fjalosjen e saj, Elisa ka një sjellje tipike, flet pa doganë.  Një zanat që mund t’a ketë përfituar gjatë periudhës kur drejtonte doganat shqiptare.

Sapo emëruar kryetare e Kuvendit, Elisa nuk zhgënjeu as në votimin e fundit për "rastin Xhaçka". Ajo manovroi me argumentet dhe parimet, edhe pasi dy ambasadat më të rëndësishme në vend reaguan me kundërshtim. Elisa nuk skuqet; ndoshta as nuk e kupton situatën qesharake dhe antiligjore që përfaqëson ky votim. Ajo fshihet pas një shkrese të nënshkruar për Komisionin e Venecias, e sigurt që është lumturuar me vulën "Kryetare e Kuvendit". Një komunikim i panevojshëm, duke marrë parasysh qartësinë e rastit Xhaçka, që fatkeqësisht vetëm thellon perceptimin se shqiptarët nuk dinë të ndërtojnë një shtet funksional.

Por, e vërteta është ndryshe. Nuk janë shqiptarët ata që nuk dinë të bëjnë shtet. Janë "eliserat" dhe shefi i tyre ata që dështojnë.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme