Ekskluzive 13 June 2024, 18:38 Nga VNA

Tarifa të larta dhe të pajustifikuara, Autoriteti i Konkurrencës gjobit me 7.5 mln lekë kompaninë që ofron parkimin në aeroportin “Nënë Tereza”

Ndaje në Whatsapp

Kompania “Star Parking Albania” që ofron shërbimin e parkimit tek aeroporti “Nënë Tereza”, është gjobitur nga Autoriteti i Konkurrencës me rreth 7.5 milionë lekë të vjetra, për shkak se mban tarifa të larta dhe të pajustifikueshme për konsumatorët.

 

Sipas vendimit të Komisionit të Konkurrencës pranë Autoritetit të Konkurrencës, subjekti në fjalë ka vepruar në kushtet e monopolit dhe ka abuzuar me pozitën dominuese. Gjithashtu në vendim thuhet që kompania në fjalë do të mbahet nën vëzhgim edhe për një vit tjetër.

Autoriteti i Konkurrencës gjithashtu është shprehur edhe për shërbimin Taxi në Aeroportin “Nënë Tereza”, të cilin e pati nën vëzhgim pas problematikave që ka hasur një vit më parë ku koncensionari i aeroportit ka lejuar shërbimin e taksive vetëm për një operator. Në vendim thuhet se rekomandimet janë marrë parasysh nga koncensionari duke shtuar konkurrencën.

Por një problem tjetër që ka vënë re ky Komision janë mospërputhja e tarifave për shërbimin taxi. Kjo pasi kompania “Auto Holiday Albania” edhe pse është licensuar nga bashkia Krujë, përdor tarifat e Bashkisë Tiranë. Për këtë Autoriteti i Konkurrencës do t’i rekomandojë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të rishoh ligjin për këtë kategori.

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme