Ekskluzive 12 June 2024, 18:03 Nga VNA

Tenderi sekret i ish-Hotel Dajtit, Banka e Shqipërisë ende nuk publikon kompaninë që kreu punimet

Ndaje në Whatsapp
Tenderi sekret i ish-Hotel Dajtit, Banka e Shqipërisë ende nuk

Nga Ola Xama

Pa i hyrë në detaje konferencës bajate, ku dominonte klisheja “jemi shumë të mirë të gjithë”, ditën e gjysëm-inagurimit të godinës së ish-Hotel Dajtit doja të kujtoja historinë e tenderit ‘sekret’.

Banka e Shqipërisë vazhdon të refuzojë publikimin e emrit të kompanisë që ka kryer punimet, ndërsa mbetet e panjohur për publikun vlera faktike e faturave të paguara.

Fillimisht kontrata parashikonte shumën 18 milion euro për restaurimin e ndërtesës, por nuk dihet nëse është pranuar pretendimi i kompanisë (me emër të falsifikuar) për shtesë të vlerës së kontratës, apo nëse banka qëndrore ka vjelë penalitetet për 3 vitet vonesë të përfundimit të punimeve.

Kompania italiane që fitoi fillimisht tenderin në pranverën e vitit 2018, C.G.F Construzioni Generali, nisi një vit më pas procedurat për shpalljen e falimentit, ndërsa në Tiranë u klonua një kompani me emër të njëjtë por me një pronar tjetër, me shumë gjasa ‘presta nome’.

Nga takimet që kam bërë në kohën që po merresha me këtë investigim, të gjitha rrugët të çojnë te emri i firmës AD Star, e cila rezulton se ka kryer pjesën më të madhe të punimeve.

AD Star është një nga kompanitë që është kontraktuar nga Kryeministria në tetor të vitit 2017 për të kryer punimet e rikonstruksionit të saj. Në total janë paguar 3.44 milion euro për firmën AD Star, por dhe këtu kontrata është klasifikuar sekrete.

Për mua nuk do të kishte diskutim për ngjyrën e tapetit në inagurimin e godinës apo se do të mungonte qeveria dhe Kryeministri. Padyshim që reagim nuk do të kishte as nga opozita, e cila në rastin e bankës qëndrore duket se shqetësimi i vetëm që ka, është nëse ka dalë mirë guvernatori në seancën dëgjimore të komisionit…

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme