Ekskluzive 4 June 2024, 10:37 Nga VNA

SPAK urdhër për aktekspertim kontabël ndaj Berishës dhe Malltezit

Ndaje në Whatsapp
SPAK urdhër për aktekspertim kontabël ndaj Berishës dhe

SPAK ka urdhëruar kryerjen e një aktekspertimi kontabël në kuadër të hetimeve që po kryen ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, dhëndërrit të tij Jamarbër Malltezi dhe biznesmenit Fatmir Bektashi në lidhje me procedurat e privatimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Më herët, Jamarbër Malltezi ka dorëzuar një akt ekspertimi, por SPAK nuk e ka pranuar si provë. Fakti, që prokurorët e posacëm kanë vendosur ta kryejnë këtë veprim pikërisht në këto momente, ka gjasë që hetimit për ish kryeministrit të zgjatet sërish, ndërkohë që Sali Berisha pretendon se kjo zvarritje po bëhet e qëllimtë për ti djegur mandatin e deputetit. Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit të 2023. Ai është nën hetim për korrupsion pasi ka dyshime se ka favorizuar dhëndërrin e tij Malltazi në privatimin e ish klubit sportiv. Edhe Malltezi ndodhet në masë arresti në shtëpi.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme