Ekskluzive 2 June 2024, 13:05 Nga VNA

Aksidente në punë, 7 vdekje në një muaj. Inspektoriati Punës "këshillon" nga facebook

Ndaje në Whatsapp

1 Qershor. Në një tryezë të rrumbullakët 11 inspektorë të Inspektoriatit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, bëjnë një foto dhe më pas e postojnë në rrjetet sociale për të ndërgjegjësuar punëtorët për sigurinë në punë.

2 Qershor. Një 60-vjeçar është dërguar në spital pa shenja jete në Bulqizë.Dyshohet se viktima është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Bulqizë.

2 Qershor. 62-vjeçari në Sarandë bie nga skela, përfundon në koma. Serfet Ziflaj bie nga një lartesi 4 metra nga kantieri ku punonte.

27 Maj. 53 vjeçari Adrian Fejzullahu bie nga kati i shtatë në pallatin ku po punonte. Humb jetën.

22 Maj. 24 vjeçari Jurgen Veshi humb jetën në guroren e Bratajt. Veshi punonte me skrep në guroren e Bratajt

21 Maj. 29-vjeçari Armond Peshku, i cili humbi jetën pas një aksidenti në një minierë në Martanesh të Bulqizës.

11 Maj. Preng Gjoni, 50-vjeç humbi jetën në Shëngjin teksa ishte duke punuar në kantierin e një pallati.

9 Maj. Emiljano Frroku 28-vjeç, ka humbur jetën , pasi ka rënë nga një lartësi në pallatin ku punonte në Shëngjin.

Ne vetëm një muaj 7 persona kanë humbur jetën si pasojë e mosrespektimit të kushteve të sigurisë teknike në punë. Inspektoriati i punës që duhet të jetë në të gjitha vendet për të kontrolluar marrëdhënien e punës, kushtet e punës, mbrojtjen në punë dhe ruajtjen e shëndetit të punëtorëve në përgjithësi duket se ka marre masa duke "punuar" për të rritur kulturën e ndërgjegjësimit.

"Te punojmë së bashku për të rritur kulturën e ndërgjegjësimit për të garantuar vende pune të sigurta", ky është reagimi që vjen pas 6 humbje jetësh në kantiere ndërtimi.

A thua problemi që punëtorët kanë sot është mungesa e kulturës së ndërgjegjësimit? Apo goja e mbyllur përballë padrejtësive, nga nevoja për pak para. Shpresojmë që pas postimit në facebook që ka hedhur Inspektoriati Shtetëror i Punës të mos kemi më lajme tragjike, nje postim me 11 inspektorë të buzëqeshur mbase zgjidh problemin.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme