Ekskluzive 7 June 2024, 09:34 Nga VNA

Vëzhgim i VNA/ Nis lulëzimi i skemave online të mashtrimit financiar

Ndaje në Whatsapp

Muajt e fundit ka nisur një fushatë e ethshme në rrjete sociale nga platforma të ndryshme të formës Forex nën emrin Margaret Fx apo emra të tjerë, të cilat ftojnë qytetarët të investojnë dhe premtojnë mijëra euro fitime.

Nga një vëzhgim i VNA u vë re se platformat kanë nisur së fundi të bëjnë reklama në rrjete sociale, Facebook dhe Instagram dhe tregojnë histori se si individë të ndryshëm kanë investuar 100 euro dhe kanë fituar 10 mijë, apo kanë invesuar 1000 euro dhe kanë fituar 10 mijë euro.

Synimi i faqeve online të investimit nuk ofron siguri për qytetarët dhe janë tentativa të për mashtruar dhe marrë paratë. Në disa raste pltaformat kthejnë investimet për të bindur qytetarët që të dërgojnë më shumë para herën tjetër e më pas mbyllen e zhduken.

Gjatë vëzhgimit të VNA u pa se fundi janë vjedhur llogari të shumta në facebook dhe Instagram të qytetarëve, ku postohen tituj për të investuar në Forex e për të blerë kriptomonedhën Bitcoin. Një nga llogaritë që ka rënë pre e hakerimit është dhe ajo e ish-deputetit Kastriot Islami.

 

Platforma ku z.Islami fton të investohet është Margaret fx trading dhe nuk është pjesë në listën e fondeve të investimit të licensuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Lista amf… https://amf.gov.al/tsik_fond.asp

AMF duhet të marrë masa për të njoftuar qytetarët të mos bien pre e këtij rreziku dhe të njoftojë autoritetet duke nisur nga Policia e Shtetit, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare dhe Agjencia e Inteligjencës Financiare. Akep duhet të mbyllë aksesin në territorin shqiptar të këtyre faqeve, ndërsa përveç hetimeve për mashtrim, këto platforma duhet të hetohen dhe për elementë të pastrimit të parave dhe transferimit të tyre.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme