Ekskluzive 10 June 2024, 18:35 Nga VNA

Arrestohet Durim Bami në Dubai. Nuk do ekstradohet në Shqipëri, ja arsyeja

Ndaje në Whatsapp
Arrestohet Durim Bami në Dubai. Nuk do ekstradohet në Shqipëri,

Durim Bami i konsideruar si i forti i Niklës është ndaluar në Dubai për llogari të drejtësisë shqiptare edhe pse ekstradimi i tij s’mund të realizohet drejt Shqipërisë për shkak të mungesës së marrëveshje mes shteteve.

Bami ishte vënë në shënjester të ish deputetit, Arben Ndoka, për t’u vrarë pasi e dyshonte si të përfshirë në vrasjën e vëllait. Për kokën e Bamit ai bëri aleancë me Ervis Martinajn dhe Avdyalajt e Shijakut.

Bami nga ana tjetër u lidh me Klanin Duka e Endrit Doklen dhe po synonte vrasjen e Ndokës. Në Dubai mësohet se ndodhet dhe Valter Bami, vëllai i Durimit,  por ndaj tij nuk ka urdher arrest.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme